BotaLajme

E moshuara e paguante që të kujdesej për të, por 45-vjeçarja e mbyti me jastëk: Më bezdiste, s’më linte të flija gjumë

Mediet greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me vrasjen e të moshuarës në Greqi nga punonjësja e saj.

45-vjeçarja e cila kujdesej për të moshuarën lajmëroi vetë policinë mëngjesin e sotëm, duke u thënë nëpërmjet telefonit: “Ejani se e mbyta”.

Sakaq protothema.gr ka zbardhur detaje të reja nga dëshmia e 45-vjeçares. 45-vjeçarja ka thënë para policisë se mbyti me jastëk 75-vjeçaren, pasi sipas saj e moshuara e shqetësonte dhe nuk e linte të flinte gjumë.

Mësohet se autorja kishte nisur të përkujdesej për të moshuarën muajin e kaluar./Abcnews.al/ 

Show More

Related Articles

Back to top button