Një mëngjes paksa më i ndritshëm ka gdhirë në Gjermani që nga e mërkura. Autoritetet hoqën dorë nga një pjesë e madhe e taksës së karburantëve, e cila rezultoi me ulje të ndjeshme të çmimeve.
Benzina është 35 centë më lirë dhe nafta 17 centë. Kjo masë do të zgjasë deri më 1 shtator, periudha kur gjermanët udhëtojnë më shumë.
Kështu, tani në Gjermani benzina kushton mesatarisht 2.01 euro, ndërsa nafta 1.99 euro për litër. Çmimi është më i përballueshëm për gjermanët që kanë rroga të larta.
Raportohet në media gjermane se holandezët po vijnë në Gjermani për t’i mbushur mjetet me karburante. © KOHA.