BotaLajme

Kolera vret 292 persona, 9447 të infektuar në Malavi

Të paktën 292 persona kanë vdekur nga epidemia e kolerës dhe 9.447 janë infektuar në qytetin Blantyre në Malavi, njoftoi sot ministrja e Shëndetësisë e këtij vendi afrikan, Kumbize Chiponda.

Kështu, shkalla e vdekjeve u rrit në 3.1 për qind, krahasuar me dy për qind të prillit.

Shumica e vdekjeve ishin në katër rrethet në kufi me Liqenin Malawi dhe në Blantyre, qyteti i dytë më i madh i vendit, sipas agjencisë britanike.

Chiponda tha se shumica e vdekjeve ndodhën sepse pacientët kërkuan ndihmë vetëm në fazat e vona të sëmundjes.

“Kjo është hera e parë që kam përjetuar një kolerë kaq të rëndë para sezonit të shirave,” tha Violet Mota, punonjëse në një nga spitalet, duke shtuar se “më e keqja nuk ka ardhur ende, sepse rastet aktuale janë regjistruar para fillimit të reshje të dendura shiu”.

Malavi duhet të fillojë ende fazën e dytë të vaksinimit të kolerës, pasi 2.9 milionë doza arritën në fillim të këtij muaji nga Organizata Botërore e Shëndetësisë./express/

Show More

Related Articles

Back to top button