BotaLajme

TRONDITËSE/ “Do të vritet një president i njohur”, plani i Putinit për të futur Europën në luftë

Kremlini ka marrë një vendim për një “zgjidhje” radikale të një prej problemeve të tij në lidhje me Bjellorusinë, sipas mediave të huaja.

Duke marrë parasysh tërheqjen zvarrë të Bjellorusisë në luftën që Putin po zhvillon në Ukrainë, sipas liderit të Kremlinit, vrasja e Presidentit Alexander Lukashenko, ose në çdo rast detyrimin e këtij të fundit për të bashkëpunuar me të do të ishte një nga zgjidhjet, sipas një qendrës studimore amerikane Robert Lansing Institute, e cila citon burime të udhëheqjes ushtarake ruse.

“Me udhëzimet e presidentit rus Vladimir Putin pas kthimit të tij nga samiti i fundit i CSTO (Organizata e Traktatit të Sigurisë Kolektive), inteligjenca ushtarake ruse mund të përpiqet në ditët në vijim të miratojë një skenar që përfshin për vrasjen e presidentit bjellorus, Alexander Lukashenko ose do të përpiqet thjesht ta frikësojë atë në mënyrë që të urdhërojë trupat e tij që të përfshihen në luftë më Ukrainën,” sipas institutit amerikan.

Inteligjenca Ushtarake Ruse (GRU) po shqyrton skenarin që përfshin vrasjen e Lukashenkos, detyrë e cila do t’i besohej Sekretarit të Përgjithshëm të CSTO, Sanislav Zas, një njeri besnik ndaj Rusisë dhe nën kontrollin e GRU, raporton abcnews.al.

Sipas komplotit, Zas më pas do të deklaronte bashkimin e Bjellorusisë me Rusinë si një entitet autonom, me sa duket për të parandaluar kërcënimin ushtarak nga Ukraina dhe Polonia.

Në të dy skenarët – nëse bëhet fjalë për një vrasje apo një atentat të dështuar ndaj Lukashenkos, do të paraqiteshin “prova” të fabrikuara të “përfshirjes së Ukrainës dhe Polonisë nën drejtimin e inteligjencës së NATO-s”, të cilat do të ofronin një pretekst për përfshirjen e trupave bjelloruse në luftën kundër Ukrainës.

/abcnews.al

Show More

Related Articles

Back to top button