BotaLajme

Greva ndalon trenat në Austri

Në Austri në mesnatë, të gjithë trenat ndaluan, pasi sindikata e punëtorëve të hekurudhave bëri thirrje për një grevë njëditore.

Meqenëse negociatat mes sindikatave dhe punëdhënësve nuk sollën rezultate, për shkak të grevës, trenat vendorë, rajonalë, të natës dhe ndërkombëtarë nuk funksionojnë.

Sindikata e punonjësve të hekurudhave kritikoi punëdhënësit, duke thënë se i bën ata përgjegjës për negociatat e dështuara.

Sindikata pretendon se punëdhënësit e kanë rritur ofertën e tyre të mëparshme për rritje të pagës prej 200 euro, me një pagesë 1000 euro, në raundin e fundit vetëm për tetë euro.

“Tetë euro nuk do të pengojnë një grevë,” tha kryenegociatori i sindikatës, Gerhard Tauhner.

Punëdhënësit, megjithatë, pohojnë se e kanë përmirësuar ofertën e tyre nga një rritje prej tetë për qind në 8.44 për qind. Ata fajësojnë sindikatat për grevën.

Sindikata kërkon rritjen e pagave me 400 euro në muaj, duke treguar se punonjësit po përballen me inflacion rekord që ka arritur në 11 për qind.

Drejtori i Hekurudhave Austriake (OeBB) Andreas Mate tha se nuk e kuptonte grevën.

Ai tregon se punëdhënësit me 8.44 për qind kanë bërë ofertën më të lartë për rritje pagash nga të gjithë sektorët e tjerë.

Mate u kërkoi falje pasagjerëve dhe njoftoi se OeBB do të bëjë gjithçka për të rivendosur trafikun hekurudhor sa më shpejt të jetë e mundur pas grevës.

Për shkak të grevës së hekurudhave, disa provinca austriake njoftuan se nxënësit dhe mësuesit që nuk janë në gjendje të ndjekin shkollën nuk do të sanksionohen, por do të pranohen si mungesë të justifikuar.

Show More

Related Articles

Back to top button