BotaLajme

Gjermania dhe Katari marrëveshje për blerjen e 2 milionë ton gaz

Dërgesat do të fillojnë nga viti 2026 dhe është një sinjal se Gjermania do të shkëputet tërësisht nga furnizimet ruse

Firmat gjermane kanë nënshkruar një marrëveshje 15-vjeçare për të blerë 2 milionë ton gaz të lëngshëm nga Katari, duke dërguar sinjale për angazhimin për një furnizim me energji neutrale të karbonit.

Marrëveshja u njoftua nga Catar Energy dhe dërgesat do të fillojnë nga viti 2026. Gazi do t’i shitet nga Katari kompanisë amerikane ConocoPhillips, e cila më pas do ta dorëzojë atë në terminalin gazit natyror të lëngshëm në Brunsbüttel, ka bërë të ditur ministri i energjisë i Katarit.

Ministri i ekonomisë Robert Habeck, një anëtar i partisë së Gjelbër, ka thënë gjithashtu se, përballë nevojës për të hequr dorë nga furnizimet me gaz rus, Gjermania duhet të marrë energjinë e saj nga një sërë burimesh.

Habeck vizitoi Dohën në Mars, por mosmarrëveshjet për kohëzgjatjen e kontratës vonuan miratimin e saj , me Katarin që preferoi një kontratë 25-vjeçare. Gjermania po ndërton katër terminale të gazit natyror të lëngshëm por ndërtimi i menjëhershëm i tyre është vonuar, por tani po vazhdon, duke zgjeruar aftësinë e Gjermanisë për të diversifikuar burimet e saj të energjisë larg tubacioneve ruse.

Gazi i Katarit nuk do të arrijë mjaft herët për të ndihmuar Gjermaninë të shmangë mungesat e energjisë këtë dimër . Aktualisht, Gjermania ka besim se mund të shmangë ndërprerjet e energjisë elektrike këtë dimër, por ka më pak besim se do të ketë rezerva për të shmangur ndërprerjet ose racionimin e energjisë elektrike në 2023-2024.

Dy milionë ton gaz të lëngshëm korrespondojnë me 3% të konsumit vjetor të energjisë gjermane. Katari është një nga eksportuesit më të mëdhenj në botë të gazit natyror të lëngshëm dhe ka rezervat e treta më të mëdha të gazit në botë pas Rusisë dhe Iranit. Shumica e eksporteve shkojnë në Azi, deri më tani kryesisht në Japoni, Korenë e Jugut dhe Indi. Katari dëshiron të rrisë prodhimin e gazit natyror të lëngshëm me 60% deri në vitin 2027, duke prodhuar 126 milionë ton në vit.

Klan News

Show More

Related Articles

Back to top button