Lajme
SHBA: Sulmi me 4 të vrarë në spital, autori shënjestroi mjekun që e operoi: Ishte planifikuar
Katër persona mbetën të vrarë si pasojë e të shtënave me armë në një spital në Oklahoma, SHBA.
Oficerët konfirmuan se autori i dyshuar, i cili ishte i armatosur me kallashnikov dhe pistoletë, mbeti gjithashtu i vdekur.
Sipas policisë, personi i armatosur që vrau 3 punonjës dhe 1 pacient në spital kishte në shënjestër kirurgun që kreu operacionin e tij në shpinë.
Dr Preston Phillips u vra në sulmin e së mërkurës, sipas zyrtarëve të qytetit Tulsa.
Policia i identifikoi viktimat e tjera si Dr Stephanie Husen, Amanda Green dhe William Love, në një konferencë shtypi të enjten.