Papa Françesku do të vizitojë Afrikën nga 31 janari deri më 3 shkurt të vitit të ardhshëm, njoftoi Vatikani të enjten.
Ai do të udhëtojë në Republikën Demokratike të Kongos dhe Sudanin e Jugut, tha zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni.
Udhëtimi ishte planifikuar për korrikun e kaluar, nga data e dytë në të shtatë.
Vizitë kjo që u shty për shkak të dhimbjes së gjurit të Papës. /ANSA