LajmeMaqedoni

Prodhimi vendor – shpëtim nga rritja e çmimeve

Ende nuk dihet asgjë se si do të variojnë çmimet e energjisë dhe produkteve ushqimore, edhe pse çmimi i metalit është stabilizuar në bursat botërore, ky ishte konstatimi nga Lidhja e Odave Ekonomike.

Nga LOE thansë se ekziston rreziku për rritje të çmimit të energjisë elektrike në dimër dhe për menaxhim dhe tejkalaim më të mirë të kësaj situatë me krizën propozojnë rritjen e prodhimit vendor.

“Nëse duam që të mbrohemi nga këto goditje të çmimeve duhet të shkojmë në një drejtim. Ai drejtim është prodhimi i brendshëm sa më shumë të jetë i mundur edhe e energjencave, por edhe i produkteve ushqimore. Në atë mënyrë goditjet e çmimeve mundet të jenë më të vogla dhe të gjithë situatën ta mbajmë nën kontroll”, tha kryetari i LOE-së, Trajan Angellovski.

Nga LOE thanë se vendi aktualisht po përballet me krizë dhe kly është fakt i dukshëm, mirëpo sipas tyre nuk ka logjikë që shteti akoma nuk i ka aktivizuar rezervat për të iu dalë në ndihmë qytetarëve.

“Industria e miellit dhe bukës qe një kohë të gjatë kërkon intervenim nga rezervat shtetërore. Ne nuk e kemi të qartë se përse ende nuk ka një intervenim të tillë. Ndoshta strukturat qeveritare kanë metodologji tjera për aktivizimin e tyre. Megjithatë ne vlerësojmë se ato rezerva shërbejnë në situata kur ka mungesë të tregut apo kur ka rritje të mëdha të çmimeve. Kështu që një kusht është plotësuar”, tha kryetari i LOE-së, Trajan Angellovski.

Nga Lidhja e Odave Ekonomike gjithashtu kërkojnë heqjen e procedurave për marrjen e lejes për instalimin e burimeve të ripërtërishme që sipas tyre janë të komplikuara.

Procedurat duhet të hiqen sepse me instalimin e burimeve të ripërtërishme, kompanitë do të munden që vet ti kënaqin nevojat me energji elektrike.

Show More

Related Articles

Back to top button