LajmeMaqedoni

RMV, a do të përshpejtohet procesi i e-shërbimeve?

Nëpërmjet platformës së ndërveprimit, tashmë janë lidhur gjykatat me MPB-në, Prokurorinë Publike, Drejtorinë Doganore, Regjistrin Qendror, KSHZ-në, Drejtorinë e Policisë Financiare, Drejtorinë e Inteligjencës Financiare, KSHPK-në dhe MNAV-në – Agjencinë për Aviacionin Civil. Në platformën e ndërveprimit janë përfshirë 39 institucione, me tendencë për t’u përfshirë edhe 15 institucione tjera. Kjo, ndër të tjera, thuhet në Raportin e “Metamorfozis” për reformat në administratën publike me titull: “Administrimi” me administratën – parakusht kyç për reformat, i cili përshkruan gjendjen e procesit të reformave nga viti 2021, deri më 31 mars 2022, transmeton Vërtetmatësi.

Digjitalizimi i administratës dhe zhvillimi i shërbimeve digjitale nuk mund të ndahen. Këto janë procese komplementare dhe sipas ekspertëve, nuk qëndrojmë aq keq, por sigurisht që ka vend për zbatim shumë më të shpejtë. Një shembull i mirë është sigurisht nënshkrimi i fundit i marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë dhe 34 institucioneve të tjera për shkëmbim të shpejtë dhe elektronik të të dhënave ndërmjet gjyqësorit dhe institucioneve që u promovua publikisht në Qeverinë e RMV-së. De fakto, RMV është bërë praktikisht vendi i parë në rajon ku 34 gjykata në vend shkëmbejnë të dhëna në mënyrë elektronike dhe që nga momenti i nënshkrimit, 9 institucione mund të shkëmbejnë drejtpërdrejt të dhëna me gjyqësorin. Nëpërmjet platformës së ndërveprimit, gjykatat tashmë janë të lidhura me MPB-në, Prokurorinë Publike, Drejtorinë Doganore, Regjistrin Qendror, KSHZ-në, Drejtorinë e Policisë Financiare, Drejtorinë e Inteligjencës Financiare, KSHPK-në dhe MNAV-në – Agjencia e Aviacionit Civil. Në platformën e ndërveprueshmërisë janë përfshirë 39 institucione, me tendencë për t’u bashkuar edhe 15 institucione të tjera.

Qëllimi i Raportit ishte të zbulonte nëse kjo pjesë e reformave financohet në përputhje me nevojat dhe detyrat e Planit të Veprimit. Ajo që dihet më gjerësisht në opinion është se MSHIA për këtë vit ka ndarë 4 milionë euro vetëm për digjitalizim, plus Ministria e Drejtësisë 1.5 milionë euro për proceset e digjitalizimit në gjyqësor. Supozohet se ministritë dhe institucionet e tjera në buxhetet e vitit 2022 kanë parashikuar mjete të tilla. Por sa janë dhe a mjaftojnë? Kjo përgjigje nuk mund të merret, nëse buxhetet nuk kërkohen nga institucioni në institucion, ndonjëherë edhe ashtu, sepse në shtetin tonë buxheti ende nuk bëhet programatikisht. Njëri nga ekspertët tha se është duke u përgatitur një ligj i ri për buxhetin, i cili do të ketë buxhetim programor, kështu që në mënyrë transparente do të dihet se sa është buxhetuar për zbatimin e një plani veprimi për një strategji të caktuar apo një program të veçantë. Kjo është paraparë në Ligjin e ri për Buxhetin, i cili tashmë është në lexim të dytë në Kuvend në momentin kur është përfunduar ky Raporti, i cili do të zëvendësojë zgjidhjen e vjetër ligjore të vitit 2005.

Sipas një eksperti tjetër, megjithatë, jo gjithmonë varet nga fondet:

“Ndonjëherë nuk është çështja vetëm te fondet, por edhe te vullneti i drejtuesve të institucionit. Keni shembuj ku institucionet apo komunat me buxhete relativisht modeste kanë ecur përpara në proces dhe anasjelltas. Pavarësisht buxhetimit, proceset kanë ngecur ose kanë lëvizur vetëm pak”, thotë eksperti.

Sipas njërës prej eksperteve, mund të llogaritet edhe matematikisht se sa do të kushtonte përparimi në shërbimet digjitale. Nisur nga analiza e ekspertit se digjitalizimi i grupeve të të dhënave kushton nga 20 deri në 50 mijë euro, nëse marrim vlerë mesatare prej 25-30 mijë euro, digjitalizimi i një shërbimi do të kushtonte përafërsisht njësoj, megjithëse ka shërbime për të cilat nuk ka nuk na duhen aq para, por vetëm lidhje me portalin qendror.

Ajo që mund të konkludohet nga ekspertët në fokus grupin për suksesin dhe përshpejtimin e digjitalizimit në administratë, dhe rrjedhimisht, përshpejtimin e procesit të shërbimeve elektronike, mund të sistemohet në katër pika apo drejtime që duhen të merren parasysh nga politikëbërësit:

 të ketë vazhdimësi të politikave;

korniza ligjore vazhdimisht të përditësohet ose të mënjanohen mangësitë e vërejtura

ndërtimi i infrastrukturës në nivel qendror dhe lokal, sa më e barabartë dhe e sinkronizuar të jetë e mundur;

trajnimi i vazhdueshëm i administratës publike si në aspektin e shkrim-leximit digjital ashtu edhe në aspekt të zbatimit të shërbimeve digjitale për qytetarët..

Të dhënat e fundit të marra gjatë përgatitjes së këtij Raporti janë se koordinimin e të gjithë procesit e ka Kabineti i Ministrit të Qeverisjes së Mirë, ndërsa nevoja për harmonizimin e ligjeve deri më tani ka evidentuar afër 300 ligje dhe rregullore të tjera.

Show More

Related Articles

Back to top button