BotaLajme

Fundoset varka me emigrantë në Itali/ 4 të zhdukur, mes tyre 2 fëmijë

Një varkë me emigrantë është fundosur mbrëmjen e djeshme në ujërat e Lampedusa në Itali.

Mediat e huaja shkruajnë se 32 emigrantë, përfshirë 3 gra, u shpëtuan nga anija patrulluese CP327 e Rojës Bregdetare.

Mësohet se katër persona janë ende të zhdukur, përfshirë dy fëmijë të moshës 6 muajsh dhe 6 vjeç.

Ndërkohë, dy të zhdukurit e tjerë janë burra dhe ende nuk ka asnjë lajm prej tyre./Opinion.al

Show More

Related Articles

Back to top button