Pas SHBA edhe Mbretëria e Bashkuar shpalli non grata zv/Presidenti i Listës Serbe në Kosovë, Milan Rajko Radojçiç dhe Zvonko Veselinoviç, biznesmen në industrinë e ndërtimit në Kosovë
Mbretëria e Bashkuar njofton sot se ka shpallur non grata 30 persona, të akuzuar për korrupsion, dhunues të të drejtave të njeriut dhe autorë të dhunës seksuale të lidhur me konfliktin në mbarë botën.
Serbi nga Kosova Zvonko Veselinovic,” një biznesmen i industrisë së ndërtimit në Kosovë ka përdorur kontrata publike për të përvetësuar fondet shtetërore” thuhet në faqen zyrtare të Mbretërisë së Bashkuar.
Emri i tij është përmendur shpesh kur bëhej fjalë për “të fortit” e pjesës Veriore të Mitrovicës,
Milan Radojcic, një biznesmen i industrisë së ndërtimit dhe nënkryetar i Listës Serbe. “Radojcic ka përfituar nga shpërdorimi i kontratave shtetërore dhe ka përdorur ndikimin e tij për t’i dhënë kompanive të tij të ndërtimit kontrata fitimprurëse” thuhet në faqen zyrtare.
Një vendim i tillë vjen kur në katër komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – pritet të mbahen zgjedhjet lokale më 18 dhjetor. Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, kundërshton mbajtjen e tyre. Policia e Kosovës njoftoi se një pjesëtar i saj është lënduar lehtë gjatë një sulmi të armatosur në veriun e Kosovës mbrëmjes së 8 dhjetorit 2022.
Non grata dhe tregtari serb i armëve
Sanksionet synojnë aktorët e korruptuar.
Po kështu është shpallur non grata dhe Slobodan Tesic, një tregtar i rëndësishëm armësh me bazë në Serbi, i akuzuar për ryshfet ndaj Kryeprokurorit të Shtetit të një vendi tjetër
Ilan Shor, Kryetari i Partisë Şor në Moldavi, që thuhet se është përfshirë në skandalin e mashtrimit të bankës moldave të vitit 2014. Shor u akuzua për ryshfet për të siguruar pozicionin e tij si kryetar i Banca de Economii në 2014
Vladimir Plahotniuc, një biznesmen dhe një ish politikan, i arratisur nga drejtësia moldave, i përfshirë në kapjen dhe korruptimin e institucioneve shtetërore të Moldavisë
Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të përdorë të gjitha levat në dispozicionin tonë për të trajtuar aktorët e korruptuar dhe shkeljet dhe abuzimet moralisht të dënueshme, përfshirë dhunën seksuale, të të drejtave të njeriut në mbarë botën.
Non grata edhe nga SHBA
Në dhjetor të 2021 serbi nga Kosova, Zvonko Veselinoviç bashkë me të vëllain e 10 persona të tjerë hynë në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi që janë të dyshuar për kryerjen e disa veprave që bien ndesh me ligjin e që kanë të bëjnë me krimin e organizuar e korrupsionin.
Grupi akuzohet pos tjerash për marrëveshje me politikanët në veri të Kosovës, për të ndihmuar fitoren e tyre në zgjedhje dhe mbështetjen financiare për ta.
Në këmbim, politikanët do t’u jepnin vëllezërve kontratat më të mira të infrastrukturës dhe kontrollin e zonave të caktuara për bizneset e tyre.
Milan Radojçiç, që është pjesë e grupit është një nga drejtuesit e Listës Serbe, subjektit kryesor politik të serbëve të Kosovës, që është themeluar dhe mbështetet nga Beogradi.
Në njoftimin e departamentit të Thesarit, thuhet mes tjerash se Zvonko Veselinoviç, si shef i grupit të krimit të organizuar është një nga figurat e më famëkeqe të korruptuara të Kosovës.
Grupi i tij, thuhej në njoftim e DASH është e angazhuar në një skemë ryshfeti në shkallë të gjerë me zyrtarë të sigurisë në Kosovë dhe Serbi, për të lehtësuar trafikimin e paligjshëm të mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.