BotaLajme

Johnson thirrje urgjente Perëndimit për Ukrainën: Lufta duhet të marrë fund në 2023

Boris Johnson u ka kërkuar vendeve perëndimore që të ndihmojnë urgjentisht Ukrainën me shpresën për t’i dhënë fund luftës kundër Rusisë vitin e ardhshëm, shkruan The Guardian.

Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar tha se përfundimi i luftës është “në interesin e të gjithëve, duke përfshirë Rusinë”. Johnson vazhdon të mbetet një mbështetës i zëshëm i përpjekjeve të Ukrainës që nga largimi i detyrës në shtator.

Pasardhësi i tij Rishi Sunak, i cili vizitoi Kievin muajin e kaluar, është zotuar të vazhdojë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Ukrainën.

“Lufta mund të përfundojë vetëm në një mënyrë. Është në interesin e të gjithëve, përfshirë edhe të Rusisë, që perdja të ulet sa më shpejt që të jetë e mundur. Jo në 2025, jo në 2024, por në 2023,” tha ish kryeministri britanik.

Johnson paralajmëroi gjithashtu se dimri i ardhshëm mund të jetë edhe më i vështirë se ky, pasi furnizimet me gaz janë të pakëta në vendet që dikur vareshin nga karburanti rus.

Show More

Related Articles

Back to top button