BotaLajme

Ukraina sulmon bazën e mercenarëve të Wagner

Forcat ukrainase kanë ndërmarrë në fundjavë një sulm ndaj zyrave qendrore të grupit të mercenarëve Wagner, në rajonin e Luhanskut në lindje të Ukrainës.

Sipas guvernatorit, Serhiy Haidai, hoteli ku takohej grupi në Kadiivka të Luhanskut u sulmua me artileri të rëndë, ndërkohë që nuk ka të dhëna për numrin e fataliteteve.

Fundjava u shoqërua me përleshje të ashpra në Ukrainë, ku forcat ruse bombarduan centralet e energjisë në Odesa, duke lënë më shumë se 1.5 milionë persona pa akses në energjinë elektrike.

Grupimi i Wagner përbëhet nga mercenarë të mbështetur nga Kremlini, të cilët veprojnë për interesat e tij. Kjo kompani e drejtuar nga Yevgeny Prigozhin është akuzuar shpesh herë për krime lufte dhe abuzime me të drejtat e njeriut në konfliktet ku ka marrë pjesë në Siri, Libi, Mali dhe Afrikën Qendrore.

Show More

Related Articles

Back to top button