BotaLajme

Ukraina po rimerr territor në Sievierodonetsk

Në ditën e 101 të luftës në Ukrainë, pas sulmit të intensifikuar rus i cili është përqëndruar në Lindje të vendit  duket se rezistenca ukrainase nuk ka rënë. Në betejën e ashpër që po zhvillohet për qytetin industrial të Severedonjeckut, Ukraina thotë se ka bërë përparime duke zmbrapsur forcat ruse dhe ka rimarrë 20 % të territorit të qytetit .

Sipas Guvernatorit Rajonal të Luhanksut, parashikimet se qyteti mund të bjerë në duart e rusëve në harkun kohor të dy javëve nuk janë të vërteta. Ai thotë se sapo ata të kenë armët perëndimore me rreze të gjatë veprimi do të zmbrapsin artilerinë ruse të pozicionuar aty.

Mbrëmjen e së premtes bombardimet ruse në Severedonject plagosën dy gazetarë të agjencisë së lajmeve Reuters dhe vranë shoferin e tyre.

Artileria ruse nuk i ka ndalur sulmet e saj as këtë të shtunë pasi një raketë ka goditur qytetin port të Odesës duke lënë të plagosur dy persona.

Lajme vijnë edhe nga luftëtarët e njësisë Azov të cilët janë tani më në duart e rusëve. Shërbimet e Inteligjencës Ukrainase njoftuan se ata janë në kontakt me luftëtarët dhe sipas ministrit të Brendshëm ukrainas po bëhet gjithçka që ata të mund të rikthehen në Kiev.

Tv Klan

Show More

Related Articles

Back to top button