BotaLajme

Sekuestrohen rreth 1.5 milionë euro në hetimin për korrupsion në Parlamentin Evropian

Policia belge njoftoi sot se ka sekuestruar pothuajse 1.5 milionë euro gjatë bastisjes në lidhje me akuzat për korrupsion kundër njerëzve të lidhur me Parlamentin Evropian. Njoftimi është bërë në Tuiter së bashku me fotografitë ku shihet një valixhe e vogël, disa çanta dhe qese të letrës përplot me euro.

Katër persona janë arrestuar që nga e premtja nën akuzën se kanë ndikuar në vendimet e Parlamentit Evropian në interes të organizatorit të Kampionatit botëror në Katar në këmbim të parave dhe dhuratave.

Tashmë ish nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Eva Kaili, partneri i saj, ish eurodeputeti Antonio Panceri dhe një person i katërt duhet të dalin sot në gjykatë, ku pritet që gjyqtari të vendosë nëse do të caktohet masë e paraburgimit.

Edhe dy persona të tjerë u arrestuan të premten, por më pas u liruan.

Show More

Related Articles

Back to top button