BotaLajme

VIDEO/ Shpërthen akuariumi me mbi 1500 peshq në Gjermani, dy të plagosur

Një akuarium i madh, i vendosur në një hotel në Berlin, shpërtheu herët këtë mëngjes duke plagosur dy persona.

Mbi 100 zjarrfikës ndodheshin në vendngjarje.

 “Akuariumi është dëmtuar, ka rrjedhje uji. Situata nuk është e qartë për momentin ”, shkroi shërbimi zjarrfikës i kryeqytetit gjerman në Twitter.

Shërbimi informativ i trafikut të Berlinit VIZ tha se në rrugë kishte një sasi të madhe uji.

Dom Aquaree ndodhet brenda një hoteli Radisson në lagjen turistike të Mitte në Berlin. 

Sipas faqes së saj të internetit, ky akuarium ishte akuariumi më i madh homogjen, cilindrik në botë, rreth 16 metra i lartë dhe përmbante një milion litra ujë dhe 1500 peshq.

Show More

Related Articles

Back to top button