BotaLajme

Kina: Sanksionet nuk janë zgjidhja, përkeqësojnë krizën energjetike dhe ushqimore

Sanksionet kanë treguar se “nuk janë mënyra e duhur për të zgjidhur krizën në Ukrainë ”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian, duke folur gjatë një konference të përditshme rreth raundit të gjashtë të masave ndëshkuese të vendosura nga BE-ja kundër Rusisë, sipas la repubblica.

Zhao vuri në dukje se “me përshkallëzimin dhe vendosjen e sanksioneve, qytetarët europianë do të duhet të paguajnë çmime më të larta dhe bota do të përballet me sfida më të mëdha, siç është kriza e energjisë dhe ushqimit”.

Kina tha se mbështet BE-në në rolin e saj në favor të paqes, bisedimeve dhe sigurisë europiane të balancuar, efektive dhe të qëndrueshme.

Show More

Related Articles

Back to top button