BotaLajme

Pesë të vrarë në Kanada, policia: Skenë e tmerrshme!

Pesë persona u qëlluan për vdekje në një ndërtesë në një periferi të Torontos; policia më pas ka shtënë mbi autorin e ngjarjes, duke e lënë të vdekur në vend.

Sipas mediave të huaja, në orët e mbrëmjes së të një dite më parë, efektivët iu përgjigjën thirrjes për të shtëna në një ndërtesë të zonës. Shefi rajonal i policisë, Jim MacSween tha se kur mbërritën në vendngjarje, forcat e rendit u përballën me një skenë të “tmerrshme”. Një person ka mbetur gjithashtu i plagosur, e është dërguar në spital. Ai është në gjendje të rëndë, por pritet të mbijetojë.

Të shtënat masive janë diçka mjaft e rrallë për Kanadanë, dhe Toronto e ka shpalosur me krenari statusin e saj “si një prej qyteteve më të sigurta të botës”. MacSween tha se nuk kishte detaje nëse sulmuesi ishte banor i ndërtesës. Hetimet i ka marrë në dorë njësia speciale e Ontarios, e cila përfshihet kur ka një vdekje ose lëndim të rëndë.

Identiteti i autorit të ngjarjes, nuk është bërë ende publik. Efektivët e evakuuan ndërtesën, megjithatë ata garantuan komunitetin se për ta, nuk kishte asnjë rrezik të mëtejshëm./TCH/

Show More

Related Articles

Back to top button