BotaLajme

“Jo më vajza në universitet”, bota dënon ashpër vendimin e talibanëve

Vajzave afgane u ndalohet të shkojnë në universitete. Vendimi i qeverisë talibane shënon hapin e fundit të fushatës brutale kundër të drejtave dhe lirive të grave, dhe nxiti reagime të forta ndërkombëtare dhe dëshpërim mes të rinjve në vend.

Ministria e Arsimit e njoftoi një masë të tillë ditën e martë, duke thënë se ajo do të hynte në fuqi menjëherë. Vendimi kufizon më tej të drejtën e vajzave për t’u arsimuar, ndërsa pas ardhjes në pushtet vitin e kaluar talibanët pezulluan shkollimin e tyre përtej nivelit fillor.

Grupe protestuesesh dolën në rrugët e kryeqytetin Kabul për të kundërshtuar mbylljen e universiteteve për vajzat, por ato u ndaluan shpejt nga zyrtarët talibanë.

Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe një sërë vendesh të tjera dënuan urdhrin e ri, që e kthen pas Afganistanin në periudhën e parë të udhëheqjes talibane, kur gratë nuk mund të shkonin në shkolla.

“Kjo është një tjetër shkelje e premtimeve nga talibanët. Është një lëvizje shumë shqetësuese. Nuk mund ta imagjinojmë dot se si mund të zhvillohet një vend pa pjesëmarrjen aktive dhe arsimimin e vajzave”, deklaroi zëdhënëse e OKB-së Stephane Dujarric.  

Shtetet e Bashkuara thanë se një vendim i tillë do të ketë pasojë për talibanët. “Ata nuk mund të presin të jenë pjesëtarë të ligjshëm të komunitetit ndërkombëtar, deri sa nuk respektojë të drejtat e të gjithëve në Afganistan”, tha sekretari i shtetit, Anthony Blinken./a2news.com/

Show More

Related Articles

Back to top button