BotaLajme

Kapet rreth një ton e gjysmë drogë dhe konfiskohen të paktën 43 mln euro në Belgjikë, mes të arrestuarëve dhe shqiptarë

Goditet grupi kriminal i trafikut të drogës në Belgjikë. Mediat e huaja shkruajnë se është kapur rreth një ton e gjysmë kokainë. Kokaina që transportohej ishte e fshehur mes pjesëve të një mjeti të tipit Toyota.

Bëhet me dije se katër personat e arrestuar rrezikojnë deri në 7 vite burg dhe se janë konfiskuar të paktën 43 mln euro.Ndërkohë mes të arrestuarve janë shqiptarë dhe rumunë.

Grupi kriminal kryente transportin e drogës mes Belgjikës dhe Anglisë, ndërsa ranë në gjurmët e autoriteteve pas një kontrolli të kryer në Francë, në kuadër të operacionit “Sky”,  ku agjentët zbuluan një telefon qindra mesazhe mes kriminelëve.

Show More

Related Articles

Back to top button