Studiuesit e rajonit të Detit të Zi kanë bërë me dije se mijëra delfinë kanë ngordhur në Detin e Zi për shkak të luftës në Ukrainë.
Ivan Rusev shpjegoi se delfinët kanë ngordhur nga veprimet ushtarake duke përfshirë shpërthimin e bombave dhe minave.
“Kjo është një fatkeqësi mjaft e madhe dhe duhet një kohë e gjatë për të rikuperuar popullsinë e tyre detare. Por, jam i sigurt se tani të gjitha krijesat e gjalla të Detit të Zi me energjinë e tyre të jashtëzakonshme frymëzojnë ukrainasit e vërtetë drejt fitores”, tha ai.