BotaLajme

BE vendos për pagën minimale – Në Europë varion nga 332 euro në Bullgari, deri në 2257 euro në Luksemburg

Të martën Bashkimi Europian pritet të arrijë një marrëveshje politike për sa i përket pagës minimale në Europë. Një marrëveshje që në fakt do të shënonte një moment historik të rëndësishëm social për BE-në, që një vit më parë miratoi propozimin me një shumicë të madhe  – 443 vota pro, 192 kundër dhe 58 abstenime – me  të cilin synon të vendosë kërkesat bazë për të garantuar të ardhura të mjaftueshme për të ofruar një standard të mirë jetese për të punësuarit dhe familjet e tyre.

Aktualisht “paga minimale” nuk është ligj vetëm në 6 vende: Austri, Qipro, Itali, Danimarkë, Finlandë dhe Suedi. Në pjesën tjetër të Europës, sipas të dhënave të fundit të Eurostat, paga minimale varion nga 332 euro në muaj në Bullgari deri në 2257 euro në muaj në Luksemburg.

Sipas burimeve në Bruksel, gjasat për arritjen e një marrëveshjeje janë shumë të mëdha. Direktiva, e propozuar nga Komisioni Evropian në vitin 2020, mori miratimin nga Parlamenti Europian dhe Këshilli Europian. Për më tepër, një konferencë për shtyp tashmë është caktuar për të martën në mëngjes në Strasburg në pritje të marrëveshjes së pritshme.

Komisioneri i BE-së për Punën, Nicolas Schmit, shpjegoi se regjimi nuk do të jetë negativ për krijimin e vendeve të punës dhe punësimit. Në të vërtetë, do të jetë e kundërta ashtu si është dëshmuar nga Gjermania, e cila kohët e fundit, ndër të tjera, ka rishikuar pagën minimale duke e ngritur dhe më lart.

Eurodeputetët propozojnë dy mundësi për të arritur qëllimin: një pagë minimale ligjore – paga më e ulët e lejuar me ligj – ose negociata kolektive midis punëtorëve dhe punëdhënësve të tyre.

Show More

Related Articles

Back to top button