BotaLajme

Peskov: Nevojiten biseda me SHBA-në për armë bërthamore

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitrij Peskov sot deklaroi se Rusia është e interesuar për biseda me SHBA-në për armë bërthamore, por shton se ka shanse të vogla që negociatat të udhëhiqen në këtë moment. “Ne jemi të interesuar dhe besojmë se negociatat dhe diskutimet në këtë temë do të vazhdojnë. duke i marrë parasysh ndryshimet tektonike që i shohim…biseda të tilla nevojiten në të gjithë botën”, deklaroi Peskov, transmetojnë mediat britanike.

Ambasadori amerikan në Moskë, Xhon Salivan, paraprakisht sot deklaroi se Rusia nuk duhet ta mbyllë Ambasadën amerikane edhe krahas krizës së shkaktuar nga konflikti në Ukrainë, sepse Moska dhe Uashingtoni, dy forcat më të mëdha bërthamore në botë, duhet të vazhdojnë të bisedojnë.

Show More

Related Articles

Back to top button