Grupit terrorist islamik Al-Qaeda raportohet që tani veprojnë “me liri të shtuar” në Afganistanin e sunduar nga Talibanët pas tërheqjes së Amerikanëve verën e kaluar, transmeton Gazeta Metro.
Kjo u raportua në një raport të ri muajin e kaluar nga ekspertë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara pranë Këshillit të Sigurisë.
“Marrëdhëniet mes Talibanëve dhe Al-Qaeda mbesin të afërta, ku këta të fundit i janë gëzuar suksesit të tyre dhe kanë rinovuar betimin e tyre ndaj liderit të Talibanëve Hibatullah Akhundzada” theksohej në raport. “Vlerësimi i shteteve anëtare deri tani sugjeron se Al_Qaeda ka një strehë të sigurt nën Talibanët me liri veprimi të shtuar. Ayman Al-Zawahiri ka lëshuar më shumë porosi të regjistruara që nga gushti, dhe ka provë se jeton që në shkurt të 2022’s”.
Në raport theksohet se dy organizata terroriste islamike të mëdha janë aktive në Afganistan, përfshi ISIS-K, që ka “burime financiare dhe është rritur në fuqi përmes lirimeve nga burgjet dhe rekrutimeve të reja”. Raporti poashtu thekson “Rrjetin Haqqani” si “më të suksesshmin” në përfitimin e mbështetjes tek Talibanët dhe si më me ndikim brenda grupeve të ndryshme terroriste.
Aty theksohet se Al-Qaeda është “e kënaqur me zhvillimet në Afganistan” dhe se organizata terroriste – përgjegjëse për sulmin më të madh terrorist ndonjëherë me 11 shtator – ka shfrytëzuar fiaskon e evakuimit të trupave amerikane nga Afganistani për të joshur rekrutë dhe financim të ri tek degët e bashkëpunëtorët e tyre nëpër botë”.
“Në të ardhmen Al-Qaeda duket e lirë të ndjekë synimet e tyre, pa sulme ndërkombëtare apo veprimtari të profilit të lartë që mund të turpërojnë Talibanët duke iu prishur interesat e tyre” cekej në raport. “Këto synime me gjasë përfshijnë rekrutimin, trajnimin, financimin dhe komunikimin me video të al-Zawahiri. Vlerësohet se Al-Qaeda është e përqendruar në riorganizim në afat shkurtë dhe mesëm me objektivin përfundimtar të idesë së xhihadit global. Derisa Al-Qaeda raportohet të jetë e vetëdijshme se duhet t’i shmanget turpërimit të Talbanëve, ndërsa është e duhur theksimi se autoritetet Talibane po kërkojnë ndihmë humanitare nga OKB, Al-Qaeda nuk ka zbutur tonin e tyre ndaj organizatës apo synimit të tyre për të kryer sulme ndaj caqeve perëndimore në të ardhmen”./gazetametro.net/