BotaLajme

Arrin në 13 numri i viktimave nga përmbytjet në Filipine

Numri i të vdekurve nga shirat e dendur dhe përmbytjet në Filipine është rritur në 13, ndërsa 23 të tjerë janë të zhdukur, thanë autoritetet.

Vendi i Azisë Juglindore u godit nga reshje të dendura të shiut gjatë fundjavës, të cila prishën festimet e Krishtlindjeve.

Këshilli Kombëtar për Reduktimin dhe Menaxhimin e Rrezikut të Fatkeqësive i vendit tha në një deklaratë se përmbytjet kanë lënë 13 të vdekur, ndërsa 23 janë të zhdukur, pasi shirat e dendur goditën të paktën gjashtë rajone të vendit arkipelag me 18 provinca, shkruan Anadolu.

Ndërkohë, gjashtë persona të tjerë kanë pësuar lëndime.

Shira të dendur u regjistruan në provincat Camarines Sur dhe Misamis Occidental, si dhe në rajonet Visayas Lindore, Bicol dhe Mindanao Veriore.

Agjencia filipinase e motit PAGASA tha se erërat e ftohta dhe të ngrohta do të vazhdojnë të sjellin shira në Visayas, Caraga, Mindanao Veriore, Gadishullin Zamboanga, Basilan, Sulu, Tawi-Tawi dhe Palawan, të cilat “mund të shkaktojnë përmbytje dhe rrëshqitje dheu”.

Sipas agjencisë së fatkeqësive, përmbytjet kanë prekur mbi 44 mijë e 282 familje, duke përfshirë më shumë se 166 mijë e 357 individë.

Rreth 45 mijë e 382 njerëz janë zhvendosur për shkak të shirave dhe përmbytjeve dhe tani po qëndrojnë në 87 qendra evakuimi, njoftohet më tej.

Show More

Related Articles

Back to top button