E dyshuara për vrasjen e 16-vjeçarit nga Nova Sella gjatë marrjes në pyetje në Gjykatën Themelore në Tetovë ka mohuar se ka kryer veprën penale.
Sipas avokatit Ibrahim Bajrami, vajza 17-vjeçare ka thënë janë të përfshirë dy persona të tjerë, të cilët nuk i ka identifikuar.
“Brenda fazës së filluar hetimore, e dyshuara e mitur A.I. dha deklaratën e parë zyrtare para gjykatësit për fëmijë, prokurorit, punonjësve social dhe prindit të fëmijës me ç’rast e mitura mohoi çfarëdo lloji implikimi apo veprimi që ka shkaktuar pasojat e vdekjes tek i mituri B.S.
Nga përmbajtja e deklaratës së saj mund të konstatohet një zhvendosje e pistës së hetimit në më së paku dy persona të tjerë deri tani të pa identifikuar. Besojmë që prokuroria pas një ekzaminimi të plotë të vendit të ngjarjes, sigurimi të provave do të arrijnë të bëjnë zbardhjen e rastit, ndërsa kryesitë e vërtet të dalin para drejtësisë2, tha avokati i Ibrahim Bajrami./Telegrafi/