BotaLajme

Finlanda pro anëtarësimit në NATO

Finlanda duhet të paraqesë një kërkesë për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s, kështu thanë presidenti finlandez Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin në një deklaratë të përbashkët të enjten.

“Finlanda duhet të aplikojë për anëtarësim në NATO pa vonesë”, thanë Niinisto dhe Marin në një deklaratë të përbashkët.

Ky është një ndryshim i madh i politikës i shkaktuar nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Finlanda, e cila ndan një kufi prej 1,300 km dhe një të kaluar të vështirë me Rusinë, ka mbetur më parë jashtë aleancës.

Që nga përfundimi i luftës së dytë botërore Finlanda ka status neutral ushtarak.

Ndërsa, Suedia fqinje pritet të marrë një vendim për anëtarësimin në aleancën mbrojtëse në ditët në vijim./21Media/

Show More

Related Articles

Back to top button