BotaLajme

Tragjedi në SHBA, 2-vjeçari vret aksidentalisht babanë

Një 2-vjeçar ka vrarë babanë e tij aksidentalisht, teksa e qëlloi pas shpine me një pistoletë që ishte lënë në dhomë, pa mbikëqyrjen e prindërve, njoftuan autoritetet vendase të hënën.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Florida të SHBA-ve.

Ishte bashkëshortja ajo që lajmëroi policinë dhe urgjencën për ngjarjen tragjike që ndodhi në shtëpinë e saj.

Fillimisht policia mendoi se 26-vjeçari fatkeq ishte qëlluar për vdekje nga hajdutët që mund të kishin hyrë në banesën e tij, tha John Mina, oficeri i zonës , gjatë një konference për shtyp.

Sipas medieve të huaja arma ishte lënë në një çantë në dysheme.

Pasi fëmija e gjeti pistoletën ai filloi të luajë me të, teksa qëlloi gabimisht të atin., i cili po luante videolojëra në kompjuter.

Pesë anëtarët e familjes, mes tyre edhe një vajzë pesë muajshe, ndodheshin në të njëjtën dhomë kur ndodhi ngjarja tragjike. Mësohet se dy prindërit e fëmijëve ishin liruar me kusht nga burgu pasi ishin proceduar penalisht për neglizhencë ndaj fëmijëve të tyre si dhe përdorim të lëndëve narkotike./abcnews.al/

Show More

Related Articles

Back to top button