Kryeministri britanik Rishi Sunak ka deklaruar se Ukraina ka regjistruar “një nga valët më të këqija të sulmeve me raketa” pas sulmeve ajrore ruse të enjten që kishin në shënjestër infrastrukturën kritike.
“Gjatë ditëve të fundit Ukraina është përballuar me një nga valët më të këqija të sulmeve me raketa.
Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë t’u ofrojë mbështetje derisa të jetë e nevojshme,” tha Sunak në një mesazh në Twitter.
/abcnews.al