Debati për ndryshimet kushtetuese pritet të jetë tema kryesore në vitin 2023, e ndjekur nga thirrjet e vazhdueshme të opozitës për zgjedhje të parakohshme. A do të sigurojë Qeveria shumicë prej dy të tretave të votave ose do të detyrohet të zgjerojë koalicionin? Ekonomia edhe më tej pritet të jetë sfidë për shtetin, ndërsa çmimet në rritje pengesë për jetë cilësore të mijëra familjeve.
Përfaqësues të Qeverisë në shumë drejtime paralajmëruan se menjëherë pas festave, në mes të muajit janar, presin që debati për ndryshimet kushtetuese të hyjë në Kuvend.
“Menjehërë pas javës së ardhshme të gjitha komunikimet dhe aktivitetet duhet të intensifikohen.” – deklaroi Bujar Osmani.
Nga blloku opozitar për momentin nuk ka sinjale se nevoja për ndryshime kushtetuese, që të vazhddojnë negociatat me BE-në, do të mbështetet nga dy të tretat e deputetëve. Përkundrazi, presin shumicë për zgjedhje të parakohshme në muajin maj.
“Mendoj se këtë vit do të ketë 61 deputetë që do ta lëshojnë këtë Kuvend, do të shkojmë në zgjedhje të parakohshme.” – tha Mickoski.
Por, matematika e Kryeministrit ndryshon nga ajo e Mickoskit.
”Kjo qeveri është jo funksionale dhe nuk I zgjidh problemet e qytetarëve, andaj sa më shpejt të shkojmë në zgjedhje” -tha Bilall Kasami.
“Zgjedhjet do të jenë në vitin 2024 dhe kjo është çështje e zgjidhur” – tha Dimitar Kovaçevski.
Në brifingune fundivtiti edhe kryparlamentari Talat Xhaferi tha se mbjatja e zgjedhjeve nuk është në interes të shtetit drejt Bashkimit Evropian. /KlanMacedonia/