Një 28-vjeçar është akuzuar për vrasjen e katër studentëve në Universitetin e Idahos në Shtete e Bashkuara, të cilët u gjetën të vrarë me armë të ftohtë në banesë.
Bryan Christopher Kohberger, 28 vjeç, u arrestua rreth 2500 milje larg vendngjarejes, në Monroe County në Pensilvaninë verilindore.
Ai taashë është i akuzuar për katër akuza për vrasje, sipas prokurorit Bill Thompson.
Në një konferencë për shtyp të premten, policia dhe prokuroria zbuluan se Kohberger ishte autori i ngjarjes së rëndë ndërkohë që kërkimet për armën e krimit vijojnë.
Kaylee Goncalves, Maddie Mogen, Xana Kernodle dhe Ethan Chapin u vranë me thikë në Moskë, Idaho në orët e para të 13 nëntorit në një rast që la komunitetin e vogël ku ata jetonin të dëshpëruar për përgjigje.
Frika e përsëritjes së sulmit bëri që mbi 11,000 studentë të Universitetit të Idahos të largoheshin nga qyteti dhe të kalonin në klasa online.
Prokurori Thompson tha se hetuesit besojnë se Kohberger hyri në shtëpinë e studentëve “me qëllimin për të kryer vrasje”.
Kohberger akuzohet gjithashtu edhe për një vjedhje të rëndë në Idaho, tha Thompson.
Kohberger është një studente doktorature në Departamentin e Drejtësisë Penale dhe Kriminologjisë në Universitetin Shtetëror të Uashingtonit./euronews.al/