BotaLajme

Kiev, shpërthime vdekjeprurëse në natën e vitit të ri

Rusia lëshoi dhjetëra raketa në qytete anembanë Ukrainës, thanë zyrtarët, derisa raportohet për të paktën një person të vdekur.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko tha se pati disa shpërthime në qytet, duke shkaktuar dëme dhe të paktën një të vdekur.

Sulmet ndodhën dy ditë pasi Rusia kreu një nga sulmet më të mëdha ajrore që nga fillimi i luftës.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se Rusia mund të nisë më shumë sulme për t’i bërë ukrainasit “të festojnë Vitin e Ri në errësirë”.

Disa zyrtarë të lartë ukrainas kanë aluduar për sulmet në postimet e mediave sociale, duke thënë se Rusia nuk do të ketë sukses të prishë festimet e tyre.

Guvernatori i Mykolaivit, Vitaly Kim tha në Facebook se okupatorët kanë vendosur të përpiqen t’ju prishin ditën.

Në Kiev, njerëzit nxituan drejt strehimoreve derisa u dëgjuan sirenat e sulmit ajror, shkruan BBC.

Punonjësit e urgjencës u dërguan në tri lagje të goditura nga shpërthimet. Mbrojtja ajrore u aktivizua në rajone në të gjithë vendin.

Sulmet erdhën pasi presidenti rus, Vladimir Putin akuzoi Perëndimin për “provokimin” e Moskës për të nisur pushtimin e saj në Ukrainë.

“Perëndimi gënjeu për paqen. Ai po përgatitej për agresion… dhe tani ata po përdorin në mënyrë cinike Ukrainën dhe popullin e saj për të dobësuar dhe përçarë Rusinë.”, tha Putin.

Ukraina dhe Perëndimi hedhin poshtë pretendimet e Rusisë për fillimin e agresionit.

Show More

Related Articles

Back to top button