Ukraina thotë se i ka vrarë rreth 400 ushtarë rusë në një sulm raketor në zonën e Donjeckut.
Raketat e targetuan një objekt në qytetin e Makiivkas, ku mendohej se ishin stacionuar ushtarët rusë, raporton BBC.
Autoritetet proruse i kanë pranuar dëmet, por nuk kanë konfirmuar shifrat për të cilat raportohen.
Një zyrtar rus në zonën e okupuar të Donjeckut ka thënë se sulmet u kryen dy minuta pas Vitit të Ri.
“Një shpërthim masiv ndodhi në një shkollë pushimesh, nga një raketë amerikane HIMARS”, ka tënë ai.