Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka planifikuar që sot të bisedojë në telefon me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
Agjencia ruse e lajmeve “Interfax” ka raportuar të martën se këtë e deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Të dy liderët kanë pasur disa herë biseda telefonike prej kur Rusia e filloi pushtimin ndaj Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.
Turqia ka vepruar si ndërmjetësuese, përkrah Kombeve të Bashkuara, për të arritur një marrëveshje që do të lejonte eksportimin e grurit nga portet ukrainase, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.