BotaLajme

U arrestua pasi mbështeti protestuesit në Iran, lirohet nga burgu aktorja e njohur, fituese e çmimit Oscar

Autoritetet në Iran kanë liruar aktoren e njohur Taraneh Alidoosti, e cila u arrestua muajin e kaluar pasi shprehu solidaritetin me protestuesit antiqeveritar. Alidoosti u fotografua duke u përshëndetur nga miqtë e saj jashtë burgut Evin të Teheranit, me flokët e zbuluar.

Ylli 38-vjeçar u lirua me kusht pasi u akuzua për “postim të përmbajtjes nxitëse”. Ajo kishte postuar një foto në rrjetet sociale pa shami dhe kishte dënuar ekzekutimin e parë të një protestuesi. Shumë aktorë, muzikantë dhe personalitete të tjera iraniane kanë mbështetur publikisht protestat.

Ato shpërthyen pothuajse katër muaj më parë pas vdekjes në paraburgim të Mahsa Amini, një vajze 22-vjeçare e cila u arrestua nga policia se mbante hixhabin “në mënyrë të pahijshme”. Autoritetet i kanë portretizuar protestat si “trazira” të mbështetura nga të huajt.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve për të Drejtat e Njeriut (HRANA), deri më tani janë vrarë të paktën 516 protestues, duke përfshirë 70 fëmijë dhe 19,250 të tjerë të arrestuar.

Show More

Related Articles

Back to top button