BotaLajme

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve në ShBA nuk zgjidhet as pas 11 raundesh votimi

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve as në ditën e tretë nuk kanë arritur të zgjedhin Kevin McCarthy në postin e kryetarit. Një grup prej 20 ligjvënësish konservatorë po refuzojnë të votojnë pro McCarthyt duke shkaktuar një kaos dhe dramë politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Republikanët fituan shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve në zgjedhjet afatmesme të nëntorit, por ngërçi e ka lënë anëtarët e rinj pa u betuar dhe pa miratuar projektligjet.

Dështimi për të zgjedhur kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve edhe pas 11 raunde votimi nuk kishte ndodhur që nga viti 1860. Atë botë u deshën 44 raunde votimi.

McCarthyt i duhen 218 vota për t’u zgjedhur në krye të Dhomës së Përfaqësuesve, ndërsa aktualisht mbetet në nivelin e 201 votave. Dhoma do të mblidhet sërish gjatë pasdites të së premtes në një tjetër përpjekje për të zgjidhur ngërçin.

McCarthy tha pas shtyrjes së punimeve se ishte bërë përparim në negociatat me grupin kundërshtar brenda partisë së tij, por ai nuk do të vendoste një afat se kur mund të arrinte në 218 vota.

Gjithsesi, çdo raund votimi shtohet edhe presioni ndaj vetë McCarthy për të marrë një vendim nëse duhet të tërhiqet nga ambicia e tij për të udhëhequr me Dhomën e Përfaqësuesve.

Për zgjedhjen e kryetarit të ri duhen 218 vota nga 435 ligjvënës sa ka Dhoma.Gjatë zgjedhjeve të mesmandatit, republikanët fituan një shumicë të ngushtë 222-212 ndaj demokratëve.

Show More

Related Articles

Back to top button