BotaLajme

Turqia kërcënon Greqinë me luftë, Athina bën gati ushtrinë

Turqi- Ministri i Punëve të Jashtme në Turqi, ka bërë deklarata të reja provokuese për ishujt grek, ditën e sotme gjatë një konference për shtyp me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut.

Ministri turk theksoi se Ankaraja do të diskutojë pushtimin e ishujve grek me regjim të çmilitarizuar nëse Greqia vazhdon shkeljet në hapësirat detare dhe ujore të Turqisë.

“Nuk është për tu habitur qëndrimi i Greqisë pas takimit të presidentit tonë me kryeministrin grek. Prej vitesh ka çështje për të cilat nuk mund të biem dakord me Greqinë. Greqia po bën shkelje në ishujt. Greqia vazhdon të militarizojë ishujt. Kemi dërguar dy letra me qëndrimet tona në Kombet e Bashkuara. Në rast se Greqia do të vazhdojë shkeljet në ishujt me regjim të çmilitarizuar, atëherë do të diskutohet për sovranitetin e tyre. Nëse kjo situatë vazhdon, do të diskutohet për sovranitetin e ishujve” tha minisitri i Jashtëm turk.

Show More

Related Articles

Back to top button