BotaLajme

Guvernatori i Luhanskut: Askush nuk do ta rrethojë Severodonetskun

Guvernatori i Luhanskut ka thënë se askush nuk do ta rrethojë Severodonetskun, derisa në qytet ka ende luftime.

Duke shkruar në Telegram, Serhiy Haidai ka thënë se trupat ukrainase janë duke luftuar për çdo centimetër të Severodonetskut dhe forcat ruse janë duke u kufizuar në këtë pjesë, shkruan BBC.

Severodonetsku, pika e tashme e luftimeve, ka qenë nën luftime tash e një javë. Synimi i Rusisë është që ta marrë atë bashkë me Luhanskun, si pjesë e planeve për të kontrolluar regjionin e Donbasit dhe në përgjithësi Ukrainën Lindore.

Por Haidai ka insistuar se do të vazhdojë të mbajnë qytetin “edhe nëse të gjitha forcat ruse mbërrijnë në Severedonetsk”.

Show More

Related Articles

Back to top button