Mbretëria e Bashkuar po përgatitet për grevën më të madhe hekurudhore në vend 30 vjetët e fundit.
Britanikët njoftojnë protesta midis periudhës kohore 21 dhe 25 qershor, me sindikatat e industrisë që kërkojnë paga dhe kushte më të mira pune.
Siç njoftoi dje sindikata e hekurudhave, greva treditore do të çojë në ndërprerjen e plotë të funksionimit të rrjetit hekurudhor britanik.
Sindikata e Punëtorëve të Hekurudhave dhe Detareve (RMT) ka njoftuar se më shumë se 50,000 punëtorë do të dalin në grevë më 21, 23 dhe 25 qershor për të protestuar kundër ngrirjes së pagave dhe shkurtimeve të vendeve të punës.
Punëtorët e metrosë së Londrës do të hyjnë në grevë më 21 qershor me kërkesa të ndryshme në lidhje me pensionet dhe pushimet nga puna.
Të hënën greva 24-orëshe shkaktoi probleme të theksuara në lëvizjen e qytetarëve në kryeqytet.
Ministri i Shëndetësisë Sajid Javid paralajmëroi për ndikimin e grevës në ekonomi pas pandemisë. /abcnews/