LajmeMaqedoni

Ambasadorët e vendeve të BE-së, të kryesuar nga Giri për vizitë në Ohër

 Shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, ambasadori Dejvid Gir dhe ambasadorët e vendeve-anëtare të BE-së në vend sot do të qëndrojnë për vizitë në Ohër. Fokusi i vizitës, siç kumtuan nga Delegacioni i BE-së, do t’i vihet ruajtjes së trashëgimisë natyroro-kulturore unike të Ohrit të njohur nga UNESKO, së bashku me promovimin e turizmit, inovacioneve dhe mundësive ekonomike në rajon.

Shefat e misioneve të BE-së, sipas programit, fillimisht do ta vizitojnë Parkun nacional “Galiçica”, ku do të kenë mundësi që të njoftohen me arritjet dhe sfidat për menaxhim me njërin prej parqeve më të bukur në vend, që mori ndihmë financiare të konsiderueshme nga BE-ja. Do të pasojnë edhe prezentimi praktik i punës dhe pajisjes së shërbimit malor për shpëtim të Kryqit të Kuq të mbështetur nga BE-ja, e cila, siç thuhet në kumtesë, shënon rezultate të shkëlqyera për të mirën e qytetarëve.

Ambasadorët do të takohen edhe me kryetarin e Ohrit, Kirill Pecakov, ndërsa do ta vizitojnë njërin prej projekteve më të suksesshëm të financuar nga BE-ja në Ohër – Kazermën Hab.

Kazerma Hab është start-ap qendër me një hapësirë ​​pune të përbashkët për honorarë, punëtorë në distancë dhe entuziastë të digjitalizimit. Qendra ndodhet në zonën e ish-kazermës ushtarake në Ohër dhe synon të kontribuojë në diversifikimin e ofertës turistike të qytetit dhe në forcimin e ekonomisë lokale duke tërhequr vizitorë dhe biznese inovative.

Ambasadori Gir do të mbajë fjalim në ngjarjen mediatike në Kazermën Hab në orën 13:30.

Vizitën ambasadorët do ta përfundojnë me drekë pune me përfaqësues të shoqërisë civile dhe vizitë të shkurtër ohrit, me fokus në statusin e qytetit dhe rajonit të Liqenit të Ohrit në UNESKO.

Show More

Related Articles

Back to top button