BotaLajme

Tërmet me magnitudë 7 në Indonezi

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7 goditi Indonezinë mëngjesin e së mërkurës. Epiqendra e tërmetit ishte provinca Sulaëesi në veri të Indonezisë.

Sipas Agjencisë së Gjeofizikës së vendit, nuk ka paralajmërim për cunami.

Megjithatë, Qendra e Paralajmërimit të Cunamit në Paqësor paralajmëroi se ekziston rreziku i cunamit në një rreze prej 300 kilometra nga epiqendra.

Nga lëkundjet e fuqishme sizmike nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale. /tvklan.al

Show More

Related Articles

Back to top button