BotaLajme

Izrael, arabët protestojnë kundër vrasjes së gazetares së Al-Jazeera-s

“Përshëndetje Për Të Nderuarën Shireen Nga Haifa”, “Vrasja E Gazetares Abu Akleh Është Krim” Ishin Disa Nga Sloganet Që Protestuesit Brohorit, Ndërsa Mbajtën Edhe Pankarte Si Dhe Flamuj Palestinezë

Arabët që jetojnë në Izrael, në demonstratat që organizuan në qytete të ndryshme të vendit kanë protestuar vrasjen e gazetares së Al-Jazeera-s, Shireen Abu Akleh.

Sipas dëshmitarëve okularë në deklaratën për AA, qindra persona në dy pika të ndryshme në qytetin verior të Haifas kanë mbajtur protestë.

“Përshëndetje për të nderuarën Shireen nga Haifa”, “vrasja e gazetares Abu Akleh është krim” ishin disa nga sloganet që protestuesit brohorit, ndërsa mbajtën edhe pankarte si dhe flamuj palestinezë.

Ndërsa ueb-faqja “Arab 48” transmetoi se qindra demonstrues janë mbledhur në qytetet veriore Nasira dhe Shefa Amr.

Masa të rrepta sigurie u vunë re në rajonet ku u mbajtën protestat.

Abu Akleh, 51-vjeçe, u qëllua për vdekje teksa po mbulonte një bastisje ushtarake izraelite në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor sot në mëngjes.

Një gazetar tjetër, Ali Al-Samoudi, u qëllua pas shpine, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Kanali Al-Jazeera me bazë në Doha ka akuzuar forcat izraelite për vrasje të qëllimshme të gazetares së saj “me gjakftohtësi”.

Abu Akleh ka lindur në Kuds në vitin 1971 dhe është diplomuar në gazetari dhe media nga Universiteti Yarmouk në Jordani. Ajo gjithashtu kishte nënshtetësi amerikane./AA/

Show More

Related Articles

Back to top button