Një tërmet me magnitudë 5.5 të shkallës Rihter është ndjerë në kufirin e Turqisë me Iranin.
Epiqendra e tërmetit ishte brenda territorit iranian, 15 kilometra në veriperëndim të qytetit Khoy.
Thellësia fokale u vlerësua në pesë kilometra.
Tërmeti ishte i cekët dhe u ndje në shumë zona të Iranit dhe Turqisë. /albeu.com