Qindra punëtorë të Coca-Cola janë evakuuar nga fabrika e tyre pas rrjedhjes së acidit klorhidrik. Rreth 200 persona janë evakuuar ndërsa zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje.
Situata në fabrikën në Sidcup, Londrën Juglindore, u vu në kontroll rreth tre orë më vonë. Sipas informacioneve, zjarrfikësit kanë qëndruar në vendngjarje gjatë gjithë natës duke bërë kontrolle të kimikateve në ajër.
Nga ku fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar nga incidenti.