Herët në mëngjes sot në Austri ka ndodhur një aksident treni pasi dy trena transportues janë përplasur.
Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 04:23 në zonën e stacionit Furnic, pranë Villah.
Një nga trenat e mallrave po tërhiqte një cisternë të ngarkuar me vajguri të ndezshme, e cila shkaktoi zjarr në disa vagona, që është nën kontrollin e zjarrfikësve.
Nga një vagon kanë rrjedhur 64 mijë litra vajguri, ndaj ekspertët janë në terren për të marrë masat adekuate.
Të dy drejtuesit e trenave u shpëtuan dhe janë dërguan në spital me lëndime të lehta, raportojnë mediat austriake.
Trenat lokalë dhe ndërqytetarë do të rikahëzohen ndërsa stacionet Firnic dhe Nojhaus/Gajl nuk do të funksionojnë.