BotaLajme

‘Google’ pushon nga puna rreth 12 mijë punëtorë

“Google” po planifikon të shkurtojë afërsisht 12,000 vende pune, duke reduktuar stafin e tij me 6% dhe duke shënuar raundin më të madh të pushimeve nga puna të kompanisë ndërsa përballet me një perspektivë të errët ekonomike.

Reduktimet do të prekin njësitë e Alphabet, tha kompania, megjithëse disa fusha, duke përfshirë rekrutimin dhe projektet jashtë bizneseve kryesore të kompanisë, do të preken më shumë.

Sakaq, shkurtimet pasojnë një valë pushimesh nga kompanitë e tjera të teknologjisë në muajt e fundit, duke përfshirë dhe Meta Platforms Inc.Microsoft Corp.

Drejtuesit e “Google” muajt e fundit kanë thënë se kompania” do të shtrëngojë rripin”, duke reflektuar një periudhë të re shpenzimesh më të disiplinuara dhe efikase.

Shfaq më shumë

NGA kategoria

Back to top button
Globi.mk