BotaLajme

Bora paralizon Kroacinë: Rrugët mbulohen me borë, trafiku bllokohet në disa pjesë të vendit

Autoritetet kroate kanë alarmuar të gjithë qytetarët shkaku i motit të ligë që po mbretëron, ku në disa qytete, bora ka mbuluar rrugët, të cilat janë bërë të rrëshqitshme për vozitësit.

Për shkak të kësaj, një pjesë e mirë e rrugëve është e mbyllur për qarkullim dhe është plotësisht e pamundur të lëvizësh.

Raportohet se tollovitë në trafik po i shkaktojnë kamionët, të cilët po hasin në vështirësi të mëdha gjatë lëvizjes.

Sipas parashikimit të fundit të Institutit Hidrometeorologjik Kroat, edhe sot borë raportohet se do të bjerë në pjesën më të madhe të vendit, kryesisht në rajonet lindore dhe malore.

Nga ana tjetër do të ketë reshje shiu në zonat bregdetare, veçanërisht në jug, shkruan index.hr.

Temperatura më e lartë ditore do të arrin shifrat minus dy deri në tre, në Adriatik nga pesë deri në 10 gradë Celsius.

Ndryshe, borë pritet të bjerë herë pas here në Sllavoni, Baranja, Gorski Kotar, Lika dhe një pjesë të Dalmacisë (është e mundur që rrugët të mbulohen me akuj).

Show More

Related Articles

Back to top button