Shtetasit britanikë Chris Parry dhe Andrew Bagshaw, të cilët u raportuan të zhdukur në Ukrainën lindore, janë vrarë, kanë thënë familjet e tyre.
Bagshaw, 47 vjeç dhe Parry, 28 vjeç, herën e fundit janë parë duke shkuar në qytetin e Soledar më 6 janar, shkruan BBC.
Familja e Parryt tha se dy britanikë janë vrarë ndërsa ishin në përpjekje të një evakuim humanitar, këtë e konfirmoi edhe Ministria e Jashtme britanike.
“Me pikëllim të madh duhet të njoftojmë se i dashuri ynë Chris është vrarë së bashku me kolegun e tij Andrew Bagshaw gjatë përpjekjes për një evakuim humanitar nga Soledar, në lindje të Ukrainës”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Britanisë.