BotaLajme

SHBA: Tornadoja “rrafshon” lindjen e Hjustonit

Një stuhi e fuqishme u përplas mbi zonat e Gjirit Amerikan, duke sjellë me vete  një tornado që mbolli shkatërrim në lindje të qytetit të Hjustonit, në Teksas.

Tornadoja preku tokën të martën pasdite, e më pas u nis drejt qytetit Beitaun, rreth 40 kilometra në lindje të Hjustonit, ku shkaktoi dëme në rrjetin elektrik, në banesa e biznese, por nuk pati njoftime për lëndime serioze mes popullatës.

Pamjet e transmetuara nga mediet vendase, tregojnë dëme në ndërtesa dhe shtylla elektrike në Pasadena, në juglindje të Hjustonit. Rreth 123,000 familje të Teksasit, kishin mbetur pa energji elektrike, kryesisht në zonën e Hjustonit dhe përreth tij. Shkollat u mbyllën të martën dhe të mërkurën në të gjithë Oklahomën.

Stuhia solli me vete gjithashtu borë e akull në pjesën më të madhe të rajoneve bregdetare të vendit.

Ky zhvillim shënon vetëm fillimin e asaj që pritet të jetë një ditë stuhish të fuqishme në bregun e Gjirit amerikan.

Qendra e Parashikimit të Stuhive në Norman të Oklahomës, njoftoi se zonat të tëra bregdetare mund të preken  nga tornado, erëra të forta dhe breshër.

Show More

Related Articles

Back to top button